A jeni bërë gati për festat e fundvitit?

Nga: Elvis Plaku minuta lexim | 0 komente3188 lexime


(foto nga: sweetzzinna, 2012)

Nëse nuk keni filluar ende me përgatitjet e fundvitit gjasat janë që jeni pak vonë! Por edhe nëse nuk keni diçka gati, tani është momenti që ti vini punët në vijë! Sugjerimet e mëposhtme synojnë t’ju orientojnë sado pak me hapat që mund të ndiqni për t’u bërë gati, por për çdo rast mos nguroni të jepni sugjerimet/komentet tuaja për të ndihmuar lexuesit e tjerë si ju.

Lista e produkteve/shërbimeve që do jenë me ofertë

Festat e fundvitit tashmë nuk janë thjesht një periudhë festash familjare dhe shoqërore por edhe komerciale. Mjaft biznese e shfrytëzojnë periudhë për arritjen e objektivave të veta me shitjet apo edhe qarkullimin e inventarit të produkteve që mbajnë. Ndaj, nëse nuk keni ende një plan atëherë mund të filloni së paku me bërjen e listës së produkteve/shërbimeve që do të ofroni si pjesë e promocionit për festat e fundvitit. Nuk ka rëndësi se sa përqind ulje duhet të ofroni pasi kjo varet nga shumë aspekte. Ajo që mund të filloni të mendoni është përzgjedhja e produkteve më tërheqëse për klientët si dhe sigurimi i stokut të nevojshëm.

Përcaktimi i produkteve apo shërbimeve që do reklamoni me ofertë është relativisht i lehtë sidomos për ata prej jush që e keni bërë këtë edhe në vitet e kaluara, por edhe nëse nuk e keni bërë mjafton të shihni se si e kanë bërë konkurrentët apo bizneset e tjera me qëllim që të përzgjidhni produktet me ofertat më tërheqëse për klientët tuaj.

Fushata promovuese

Pasi të keni përcaktuar listën e produkteve/shërbimeve që do të promovohen mund të filloni menjëherë të mendoni për fushatën apo mënyrat se si do të promovohen këto produkte/shërbime.

Idealisht, sugjerohet që çdo fushatë promovuese të ketë një tematikë apo emër të caktuar qartë me qëllim që ta bëjë më të lehtë për tu mbajtur mend si dhe për të përforcuar brandin tuaj.

Duke qenë se tematika e kësaj fushate është praktikisht e përcaktuar atëherë është e rëndësishme që të gjeni një qasje tuajën që lidhet pikërisht me festat e fundvitit dhe mënyrën se si ju do ti ofroni/promovoni produktet tuaja.

Brandet e mëdhaja zgjedhin gjithnjë një slogan apo tematikë që lidhet ngushtë me festat, dhuratat, momentet e gëzimit gjatë fundvitit dhe produkteve që ato ofrojnë duke u fokusuar sigurisht te ofertat e bëra enkas për këtë periudhë.

Kanalet e promovimit

Një nga rregullat e komunikimit dhe reklamimit të suksesshëm është komunikimi me shumë mënyra dhe kanale. Kjo do të thotë që edhe ju nuk duhet ta kufizoni fushatën tuaj promocionale vetëm te printimi i disa broshurave apo bërja e një reklame televizive/radiofonike, etj. Zgjedhja e kanaleve të promovimit duhet të bëhet në bazë të buxhetit dhe vendodhjes së audiencave/klientëve të synuar. Jo çdo kompani ka buxhet të mjaftueshëm për të bërë një reklamë televizive por pothuajse çdo biznes ka mundësi të reklamojë në internet sidomos nëpërmjet platformave sociale. Gjithësesi, ju duket të orientoheni mbi të gjitha nga vendi ku ndodhen klientët tuaj, pra nëse ata nuk janë përdorues të internetit, atëherë reklamat tuaja në Facebook nuk do shkojnë shumë larg, por nëse ata janë të një prirje të caktuar atëherë duhet të gjeni mediumin/kanalin që do jetë sa më afër interesave dhe preferencave të tyre.

Fillo herët që mos të mbarosh i fundit

Periudha e fundvitit është e mbushur me promocione dhe oferta ndaj nëse dëshironi që ofertat tuaja mos të përmbyten nga lumi i ofertave të fundvitit atëherë bëni mirë të shpejtoni me fushatën tuaj e cila idealisht duhet të zgjasë deri në fund të periudhës së festave.

Siç e përmendëm edhe në hyrje, këto janë vetëm disa sugjerime të përgjithshme që shpresojmë do t’ju nxisin sadopak por nëse keni sugjerime të tjera jeni gjithnjë të mirëpritur ti shtoni ato te komentet në fund të faqes.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}


Gjithashtu mund të lexoni

Video: Si të shihni prirjen e kërkimeve me Google Trends

Video: Si të shihni prirjen e kërkimeve me Google Trends

Si të arrini një audiencë të lartë me një fushatë marketingu

Si të arrini një audiencë të lartë me një fushatë marketingu

Testimi A/B: Si ta rrisni performancën e marketingut tuaj me metoda shkencore

Testimi A/B: Si ta rrisni performancën e marketingut tuaj me metoda shkencore

Ja pse mesazhet tuaja me email përfundojnë në SPAM?

Ja pse mesazhet tuaja me email përfundojnë në SPAM?
>